Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare ka kërkuar nga tifozët që të vijnë në numër më të madh ën Olimpico për të përkrahur skuadrën
Skuadra e Lazios ka vazhduar me paraqitje të mira edhe këtë edicion, duke mbajtur pozitën e katër pas shtatë xhirove të para.
Igli Tare është i kënaqur me skuadrën, por jo edhe me numrin e tifozëve në stadium, pasi ai kërkon përkrahje më të madhe.
“Tani na duhen të gjithë fansat. Ata që vijnë në Olimpico vërtetë përpiqen të jenë lojtari jonë i 12-të dhe sigurisht na sjell argëtim, por më vjen keq të vërej se shumica e stadiumit është boshe”, ka thënë Tare për Correre della Sera.
Diskutime rreth kësaj post