Sheshi i Prishtinës bëhet edhe me një tjetër monument
Për nder të Ditës së Evropës sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u vendos një instalacion me anë të të cilit rikujtohen të gjithë ata që kanë ndihmuar që Kosova të jetë pjesë e Evropës.
Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku tha se “Dita e Evropës ka marrë kuptimin e vet pas arritjeve të fundit”.
Sipas tij, ky instalacion le të jetë një rikujtim për të gjithë ata që kanë qenë pjesë e përpjekjes për liri.
“Rruga që kemi përpara është ende e komplikuar, por tani që kemi gjetur shtegun do të vazhdojmë të sigurt drejt atij shteti”, tha Çollaku.
Në këtë aktivitet folën edhe aktivisitë nga shoqëria civile dhe persona publikë.
Diskutime rreth kësaj post