Loja në “Big Brother Vip” është e paparashikueshme, ajo merr një tjetër rrjedhë sapo ndodhin nominimet, lojërat dhe hyrje të reja, duke bërë formatin edhe më interesant.
Po sikur në këto hyrje, do ishin persona që e kanë ndjekur, studiuar madje dhe krijuar lojën e “Big Brother”?
E kemi fjalën për Lori Hoxhën dhe Eduart Grishajn, njëri regjizor e tjetra producente e formatit.
Me siguri loja do kishte akoma më shumë adrenalinë dhe mister sesi do vijonte rrugëtimi i tyre.
Ishte vetë Lori, ajo e cila ndau mbrëmjen e kaluar një foto së bashku me Eduartin, ku me humor ngrinte pyetjen se kush do e fitonte lojën nga produksioni e pse pikërisht ajo.
“Nëse produksioni i Big do futej brenda në shtëpi, kush mendoni që do ta fitonte dhe pse pikërisht unë”?
Sigurisht që kjo nuk mund do ndodhë, mirëpo nëse shakaja kthehet në realitet; a do ishte Lori banorja juaj e preferuar?
Produksioni është vënë herë pas here në ‘shënjestër’ të publiku,t për arsye nga më të ndryshmet.
Favorizimet në lojë, eleminimet apo nominimet, kanë qënë shkak i këtyre sulmeve dhe komenteve negative.
Për këtë shkak, produksioni ka vendosur që të mos lejojë komentet në videot që shpërndahen në faqen e ‘Big Brother VIP fan club’ në ‘Instagram’.
Diskutime rreth kësaj post