Ashtu si kurse e kishin paralajmëruar, Astrit Patozi dhe Dashamir Shehi i LZHK-së, kanë arritur një marrëveshje dhe do të jenë bashkë në zgjedhjet vendore të 14 maji. Zyrtarizmi i kësaj marrëveshjeje pritet të bëhet ditën e nesërme, në orën 11:00.
Një vendim i tillë ka ardhur për shkak se Partia Demokratike, vijon të jetë e përçarë dhe gjasat për t’u bashkuar janë të pakta. Në një intervistë që ka pasur më herët, Astrit Patozi nga “Bindja Demokratike”, tha se ata synojnë Këshillat Bashkiak, mirëpo nëse poli opozitarë do të jetë edhe më i madh, pritshmëritë për rezultate do të jenë edhe më të larta.
Kjo marrëveshje, tha Patozi, është një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që i konsideron më të rëndësishme.
Diskutime rreth kësaj post