Ukraina mund të duhet të pranojë të lëshojë një pjesë të territorit të saj të pushtuar nga Rusia nëse dëshiron të anëtarësohet në NATO, sipas një zyrtari të lartë të aleancës.
Stian Jenssen, i cili shërben si shef i shtabit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, foli për mediat norvegjeze në një panel diskutimi më herët sot, shkruan Sky News.
Stoltenberg ka shmangur prej kohësh pyetjet se çfarë mund të duhet të bëjë Ukraina për t’i dhënë fund luftës.
Qëndrimi i tij ka qenë vazhdimisht se i takon Ukrainës – jo palëve të treta – të vendosë se si dhe kur duhet të fillojnë negociatat me Rusinë.
Por ndërsa Jenssen përsëriti këtë linjë, ai ofroi të dhëna se Ukraina mund të ketë vërtet një rrugë drejt NATO-s.
“Ka një lëvizje të konsiderueshme në çështjen e anëtarësimit të ardhshëm në NATO për Ukrainën,” tha ai.
“Është në interesin e të gjithëve që lufta të mos përsëritet.”
“Rusia po lufton jashtëzakonisht shumë ushtarakisht dhe duket joreale që ata mund të marrin territore të reja. Tani është më tepër një çështje se çfarë arrin të marrë Ukraina,” shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post