Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla zhvilluan një takim me anëtarin e Bundestagut Gjerman, Peter Beyer.
Balla bën me dije se diskutuan mbi ecurinë e reformave, nismës së “Ballkanit të Hapur” dhe progresit që Shqipëria ka bërë në procesin e anëtarësimit në BE.
“Bashkë me Kryeministrin u takuam me anëtarin e Bundestagut Gjerman një nga drejtuesit kryesorë të CDU Peter Beyer, një mik i Shqipërisë dhe mbështetës i fortë i rrugëtimit tonë drejt BE.
Diskutuam mbi ecurinë e reformave, nismës së “Ballkanit të Hapur”, progresit që Shqipëria ka bërë në procesin e anëtarësimit në BE, kontekstit të ri gjeopolitik të krijuar nga agresioni i pajustifikuar rus kundër Ukrainës. Ne qëndrojmë përkrah Ukrahinës“, shkruan Balla.
Diskutime rreth kësaj post