I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Garbiel Escobar, pritet të vizitojë Tiranën javën që vjen, vetëm dy ditë para Kuvendit të PD-së të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Publicisti Ilir Demalia në një lidhje me skype për Rtv Ora e sheh këtë vizitë të lidhur sa me Berishën aq edhe me luftën e SHBA kundër korrupsionit rajon.
Deklarata e Demalias:
“Kjo vizitë nuk është thjesht një vizitë formale e një prej diplomatëve më të lartë amerikanë, nuk është e rastësishme që vjen dy ditë para zhvillimit të Kuvendit. Po ashtu mendoj se është një mesazh fakti që Escobar nuk takon Berishën por takon Bashën dhe Ramën, tregon se është një mesazh kundër Berishës. Mesazhi kundër Berishës është logjik se DASH e ka në listën e zezë. Lidhet dhe me vendimin e Biden që do të fillojnë shumë shpejt masat për sekuestrimet, bllokimet e pasurive të korrupsionit dhe luftën e pandalshme të korrupsionit në Ballkan. Mund të jetë dhe një vizitë për qëndrimin e Yuri Kim sepse e ka tejkaluar dhe po pengon zhvillimin e këtij procesi. Duke dashur të dëmtojë Berishën, më shumë po i vjen në ndihmë si kundër-reagim. Kim ka mbajtur një qëndrim tepër të njëanshëm, është e deklaruar pro qeverisë. Gafa e fundit që bëri që ka prekur njerëz që e kanë vuajtur atë regjim dhe nuk e di pse ishte e nevojshme ta bënte një Ambasadore, ishte qëndrimi që mbajti për 29 Nëntorin që e quajti ditë çlirimi dhe feste. Megjithatë mendoj se SHBA dhe BE kanë një luftë serioze mundër korrupsionit jo vetëm në Shqipëri por në Ballkan dhe më gjerë sepse korrupsioni sjell dhe prishjen e interesave amerikane dhe euroatlantike në rajon dhe më tej. Ka një luftë serioze, gjithëkush ka të drejtë të pyesë pse nuk mbajnë këtë qëndrim për Edi Ramën, Berisha ka qenë 8 vjet përpara në pushtet dhe këtë e shfrytëzon dhe Berisha”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post