Drejtori për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit, David Konstelancik, gjendet në Shqipëri për të zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarët e lartë të vendit, ku në fokus të diskutimeve do të jetë kriza politike.
Zyrtari amerikan ka takuar së pari kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, me të cilin ka diskutuar për Reformat që Shqipëria duhet të ndërmarrë.
Ai vuri në dukje nevojën për kryerjen e reformës zgjedhore dhe rekomandoi se është përgjegjësi e qeverisë që dora e shtrirë e për opozitën duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Kryerja e reformës zgjedhore brenda vitit do të mundësoje edhe një presidencë shqiptare të suksesshme të OSBE-së në vitin 2020.
Drejtori Kostelancik nënvizoi mbështetjen e ShBA për reformën në drejtësi “Institucionet e reja të sistemit do tu shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga ShBA.”, vuri në dukje Drejtori Kastelancik.
Më tej, në orën 14:00, Konstelancik do t’i drejtohet selisë blu për të takuar kryedemokratin Lulzim Basha, që do të pasohet nga takimi i parashikuar për në orën 15:30 me kryeraren e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Konstelancik pritet që t’u përcjellë një mesazh të qartë drejtuesve të opozitës për uljen në tryezën e dialogut, me qëllim kapërcimin e krizës politike, që potencialsiht do të ndikojë edhe në vendimin për hapjen e negociatave që pritet të komunikohet në tetor.
Diskutime rreth kësaj post