Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delweie ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Twitter’ se “Serbia përbën kërcënim real për paqen në Ballkan dhe jo Kosova”.
Ai shkruan se NATO duhet ta bëjë punën saj, duke iu referuar kërcënimit potencial të paqes.
“Luftënxitës në Ballkan nga Vuçiç. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do të bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mire”, ka shkruar ai.
Të dielën, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përmes një adresimi ka thënë se “nëse NATO s’i mbron serbët atëherë këtë do ta bëjë Serbia”.
Kjo deklaratë ka ngjallur shqetësime dhe reagime në arenën ndërkombëtare.
Diskutime rreth kësaj post