Në aeroportin e Shkupit në pritje të trupave et pajetë të të humburve nga aksidenti tragjik në Bullgari, krahas funksionarëve të lartë shtetëror të vendit kanë dale dhe zyrtarë të lartë të vendeve fqinje. Në mesin e tyre edhe përfaqësues të korit diplomatik në vend.
Në aeroport po vërehet prezenca e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Blendi Çuçi, ministrja e Ekonomisë së Kosovës Rozeta Hajdari dhe të tjerë.
Aty është parë edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. 45 trupat e pajetë pritet që sot t’u dorëzohen familjarëve të tyre, derisa sot po ashtu pritet të bëhet edhe varrimi i tyre.
Video:
Diskutime rreth kësaj post