Sfida mes Shqipërisë dhe Izraelit që ishte e parashikuar të luhej në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi” është spostuar në qytetin e Elbasanit. Ky vendim është marrë nga institucioni i UEFA-s për arsye sigurie duke bërë që ky takim i vlefshëm për eliminatoret e kampionatit botëror të zhvillohet në “Elbasan Arena”.
Pak ditë më parë në shkodër pati arrestime ku katër persona dyshoheshin se po planifikonin që të vendosnin bomba në impiantin e “Loro Boriçit”, njoftim i cili erdhi nga ana e Shërbimi Sekret Izraelit.
Sfida mes Shqipërisë dhe Izraelit do të luhet ditën e shtunë në orën 20:45 në qytetin e Elbasanit, një sfidë ku kuqezinjtë do të synojnë të marrin fitoren përballë një kundërshtari jo të lehtë i cili është dhe rivali i drejtpërdrejt në luftën për vendin e tretë./Lajme.al/
Diskutime rreth kësaj post