Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një mbledhje me fokus tetë kërkesat e studentëve. Vendimet e qeverisë dhe plani i punës po njofton aktualisht përmes një konference shtypi nga kryeministri Rama, që po bën edhe bilancin e vitit që po mbyllet.
Qeveria ka miratuar plot 4 vendime për pikën e parë të studentëve, atë të përgjysmimit të tarifave të studimeve. Sipas Ramës, ekzekutivi miratoi uljen e tarifës së studimeve si dhe akordimin e bursave për studentët e shkëlqyer dhe ata në nevojë.
Kështu, sipas vendimit të qeverisë, studentët me mesatare mbi 9 do përfitojnë financim 100% të studimit dhe do përfitojnë bursë prej 10 mijë lekësh të reja në muaj. Sa i takon investimeve në konvikte, Rama tha se puna ka nisur dhe brenda mandatit të dytë qeverisë do kemi konvikte të rindërtuara.
Diskutime rreth kësaj post