Nga Fatjon Baze
Ashtu sic u konfirmua dhe ditën e djeshme nga “TemA TV”, që ishte arritur marrveshja zyrtare mes, Bashkisë së Tiranës, Kubit të Tiranës, dhe Klubit të Partizanit, që 15-herë kampionët e vendit të luajnë në “Selman Stermasi” ka ardhur dhe konfirmimi zyrtarë.
Dy presidentët e klubeve Gaz Demi dhe Refik Halili kanë zhvilluar mesditën e sotme një takim në ambientet e Bashkisë së Tiranës me kryetarin Erion Veliaj, ku kane rënë dakord që Partizani të luajë në stadiumin e vetëm të kryeqytetit.
Lajmi u konfirmua vete nga Kreu i Bashkise se kryeqyteti, Erion Veliaj, i cili ne nje deklarate te perbashket per shtyp me dy presidentet Halili dhe Demi, konfirmoi se eshte arritur marrveshja qe Partizani te luaje dy fazat e tjera ne “Selman Stermasi”.
Në këtë mënyrë në dy fazat e mbetura të kampionatit klubi i kuq, do t’i zhvillojë ndeshjet në kryeqytet, duke shmangur udhëtimet drejt qytetit të Elbasanit, ku ka zhvilluar dy fazat e para të Kategorisë Superore.
Sfida e parë e Partizanit në “Selman Stermasi” do të jetë ajo mes Partizanit dhe Vllaznisë pas dy javësh.
Diskutime rreth kësaj post