Kylian Mbappe zyrtarizon largimin nga PSG. Sulmuesi francez do ta mbyllë me kampionët e Francës pas shtatë sezoneve në “Parc des Princes”, stadium ku të dielën do të zhvillojë takimin e fundit me fanellën Les Rouges-et-Bleus, në duelin përballë Toulouse, live në SuperSport 3 (21:00).
Ylli francez zgjodhi rrjetet sociale për të komunikuar largimin me fansat. Dhe për t’i falënderuar të gjithë ata me të cilët ndau eksperiencën 7-vjeçare te klubi i njohur francez.
Mesazhi i plotë i Kylian Mbappe:
“Përshëndetje të gjithëve. Unë jam Kylian dhe dua të flas me ju. Ua kam thënë gjithmonë se do të flas me ju kur të vijë koha. Do të doja të njoftoja se është viti im i fundit te Paris Saint Germain. Nuk do të rinovoj kontratën, aventura ime do të përfundojë brenda pak javësh.
Unë do të luaj ndeshjen time të fundit në “Parc des Princes” të dielën, kam shumë emocione. Kam kaluar shumë vite dhe kam pasur nderin e madh të jem pjesë e klubit më të madh francez. Dhe njërit prej më të mëdhenjve në botë, që më ka dhënë mundësinë të mbërrij deri këtu.
Të kem eksperiencën e parë në një klub me shumë presion, të rritem si futbollist duke qëndruar në krah të disa prej lojtarëve më të mirë. Me gjithë lavdinë dhe gabimet që kam bërë, unë dua të falënderoj të gjithë ata që kam pasur dhe kam shokë skuadre.
Diskutime rreth kësaj post