Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar sot datën kur do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.
Sipas dekretit, zgjedhjet për Kuvendin do të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017.
“Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, dekretoj: Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017″, thuhet në dekretin e nxjerrë sot nga Presidenti.
Diskutime rreth kësaj post