Frank De Boer nuk është më trajner i skuadrës së interit.
Pas tre muajsh në krye të pankinës zikaltër, tekniku hollandez është shkarkuar nga drejtuesit e Interit pas rezultateve negative.
De Boer pati një ecuri negative në krye të skuadrës së Interit pas afrimit të bujshëm.
Ish trajneri i Ajaksit, u emërua në drejtimin e Interit më datë 9-gusht, ku në 11-ndeshje zikalterit klasifikohet në vendin e 12-të në tabelën e renditjes me 14-pikë të grumbulluara.
Pas largimit të De Boer, pritet që drejtuesit e Interit të emërojnë ish trajnerin e Lazios Stefano Pioli, por ne liste janë edhe Hiddink, Martino, Marcelino, Villas-Boas, Blanc e Leonardo.
Diskutime rreth kësaj post