Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shkarkuar nga detyra që mban prej pak muajsh.
Mësohet se vendimi ka ardhur paraditen e sotme takimit Rama-Meta. Pas bisedës mes dy krerëve të koalicionit, edhe Manjani ka trokitur në derën e Metës ku mësohet t’i jetë komunikuar vendimi.
Ndërkohë, informacionet e para lidhen me një propozim të mundshëm të Petrit Vasilit në vendin e tij.
Mediat aluduan që dje në mbrëmje për shkarkimin e Manjanit ndërsa ky i fundit e mohoi lajmin.
Mësohet se kryeministri Edi Rama ka firmosur sot shkarkimin e ministrit të Drejtësisë i cili zëvendësoi Nasip Naçon pak kohë më parë.
Diskutime rreth kësaj post