Pas intervistës që motra e 4 vëllezërve Haklaj, Zylfije Haklaj dha për gazetën “Shqiptarja.com” dhe jehonës mediatike që ky rrëfim shkaktoi, Zylfije ka kontaktuar me gazetën për të sqaruar akuzat në drejtim të saj.
Në pjesën e parë të intervistës, Zylfije Haklaj tregoi nisjen e konfliktit me Berishën dhe hasmërinë me fisin Hoxha. Si një dëshmitare e rëndësishme e ngjarjeve që përgjakën Tropojën, Zylfije Haklaj tregoi versionin e të vëllait, Fatmir Haklaj për vrasjen e Azem Hajdarit.
Zylfija foli edhe për rolin e Izet dhe Ismet Haxhisë në vrasjen e Azemit, por edhe për marrëdhëniet që Haklajt kishin me Hajdarin pas vrasjes së Shkëlqim Haklajt.
Sot, Zylfija flet për herë të parë për akuzat ndaj saj, për ngjarjen e vitit 2002, ku ajo mori pseudonimin “Shota e Haklajve”.
Zylfije Haklaj, është dënuar nga drejtësia shqiptare për një vrasje në mes të Bajram Currit në 2 prill të vitit 2002. Ajo akuzohet si ekzekutorja e Rasim Lumneshit dhe Ilir Gosturanit.
Në këtë prononcim, Zylfije Haklaj thotë se është ish-presidenti dhe kryeministri Sali Berisha, personi që fshihet pas këtyre akuzave.
Diskutime rreth kësaj post