Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ishte i ftuar në emisionin “Provokacja”.
Mustafa Nano ‘kritikoi’ retorikën e opozitës, duke e cilësuar atë të dhunshme. Sipas tij kjo ngjall frikë dhe shqetëson njerëzit.
Kryemadhi i është përgjigjur se njerëzit ndihen të terrorizuar për shkak të qeverisjes e jo të gjuhës së opozitës.
Pjesë nga biseda:
Mustafa Nano: Ju të opozitës keni një retorikë të dhunshme. Zvarrë do ju tërheqim…
Kryemadhi: Zvarrë, e kemi metaforikisht. Dhe të duash ta tërheqësh zvarrë Ramën nuk e bën dot.
Mustafa Nano: Ajo shqetëson shumë njerëz.
Kryemadhi: Njerëzit nuk e dëgjojnë shumë, njerëzit ndihen të terrorizuar, se deri këtu kanë arritur ata, sa të kërcënojnë për vende pune se je i LSI-së.
Diskutime rreth kësaj post