Borxhi i enteve publike ndaj OSHEE arrin në 35 miliardë lekë. Borxhliu më i madh është ujësjellësi dhe kjo është një histori e vjetër, por ndërprerja si masë ndëshkimore nuk ndërmerret dot se uji është jetik për qytetarët. Në këto kushte, Ilir Bejtja, zv ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë paralajmëroi në “E-ZONE” nisjen e reformës së ujit.
“Kur ne filluam reformën e energjisë elektrike mund veprohej edhe me dorë të fortë të ndërpritej energjia dhe njerëzit nuk shkonin në kolaps. Të ndërpresësh ujin si energjinë do të thotë të krijosh probleme bazë, probleme të jetesës. Jo të gjithë mund ta blejnë ujin një pjesë e mirë e përdorin ujin e rubinetit. Apo edhe në kompleks higjena e përbashkët e cila lidhet me përdorimin e ujit. Nuk duhet të vazhdojnë të gjenerojnë energji të papaguar, besoj se së shpejti edhe kjo do të sistemohet. Brenda këtij mandati do të mbyllim reformën e ujit në gjithë Shqipërinë. Jemi duke projektuar një Reformë të thellë në të gjithë ujësjellësat, përfshirë këtu edhe ujësjellësat që menaxhohen me bazë fshati të cilat do të futen në një skemë të gjerë reforimi për të penguar si krijimin e humbjeve në rrjet, si vjedhjen e ujit, ashtu edhe pagesën e tij duke bërë të mundur që të paguhet i gjithi duke krijuar mundësinë që edhe tarifat të jenë më të ulëta.”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post