Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kanë zhvilluar sot takimin me homologët e tyre në Prishtinë, ku edhe kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët për shtyp. Në fund të këtij takimi dy kryeministrat Rama dhe Haradinaj së bashku me ministrat e tyre kanë bërë të gjithë një foto ku bëjnë me duar shqiponjën.
Me simbolin që bashkon kombin tonë të ndarë në dy shtete, krerët e shtetit i kanë përshëndetur të gjithë.
Mirëpo në këtë foto bie në sy shqiponja që ka bërë ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj.
Ai e ka bërë shqiponjën ndryshe nga sa jemi mësuar të bëhet kudo, ndërsa komentet në foton e shpërndarë janë të gjitha me humor për Hoxhajn.
Diskutime rreth kësaj post