Zv. Ambasadorja e SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland, gjatë tryezës së diskutimit për “Mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit dhe politikave në luftimin e korrupsionit”, ka deklaruar se anketat në vend tregojnë se qytetarët në Kosovë nuk besojnë në drejtësinë e gjyqësorit, raporton “Zeri.info”.
Zv. Ambasadorja, Hyland, ka thënë se këto perceptimet tregojnë se duhet të punohet më shumë për të ngritur besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
“Pa sektor efikas të drejtësisë çdo qasje është e shkruar të dështoj. Për këtë arsye ambasada jonë është aq e përkushtuar për ti përkrahur përpjekjet që përmisojnë kornizën ligjore të Kosovës për efiçiencës të pavarësisë së sektorit të drejtësisë si dhe përprejkës për ti rritur kapacitet brenda këtij sektori. Për fat të keq, siç e dimë të gjithë, anketat tregojnë se qytetarët në Kosovë nuk besojnë në drejtësinë e gjyqësorit, ende ka ankesa të rëndomta se hetimet për korrupsion zgjasin shumë. Kurse aktakuzat për korrupsion pothuajse kurrë nuk përfundojnë me dënime. A është e vërtetë apo e rrejshme, megjithatë këto perceptime tregojnë se duhet të punohet edhe më shumë për të ngritur besimin në sistemin e drejtësisë”, ka deklaruar zv. ambasadorja Hyland.
Sipas saj, një përpjekje që ambasada e SHBA-së, e ka përkrahur është projektligji për forcimin e kapaciteteve të zyrës për përcjellje disiplinore. Hyland ka thënë se projektligj paraqet një mënyrë për t’iu kërkuar llogari prokurorëve dhe gjyqtarëve për shkelje të Kodit të Sjelljes në veçanti në rastet e korrupsionit.
“Për deri sa po flasim për rolin e rëndësishëm që aktakuzat dhe dënimet luajnë për korrupsion ky projekt ligj do të paraqet edhe një hap të rëndësishme për të iu ndihmuar që prokurorët dhe gjyqtarët të iu përmbahen standareve më të larta të etikës profesionale”, ka deklaruar Hyland.
Ajo ka thënë se prej trasnaprencës më të madhe fiskale deri të metodat e përmirësuara për raportimin e rasteve të korrupsionit nuk mund të jenë të suksesshme pa sektor të drejtësisë profesional dhe efikas.
Diskutime rreth kësaj post