Tema e një dite më parë në “Trotuar” në “E Diell” kishte të bënte me paragjykimet nga pamja e jashtme.
I ftuar në studio ishte edhe avokati i njohur, Spartak Ngjela, i cili u pyet nga moderatorja Erjola Doçi ‘nëse është paragjykuar ndonjëherë në jetë’.
“Në çdo kuptim, në çdo aspekt. A je paragjykuar? A e ke ndjerë peshën e paragjykimit te ti?”, e pyeti Doçi.
“Jo. Të paktën nuk ma kanë kuptuar, nuk më kanë thënë. Po të m’a thonë do ta kuptja më pëlqente apo nuk më pëlqente”, tha avokati i njohur.
“Në rrjetet sociale unë kam vënë re që nga pjesa masive jeni i paragjykuar. Si ju përgjigjeni këtu live në Trotuar?”, e pyeti sërish moderatorja e njohur.
“Nuk i lexoj. Zonjë më dëgjo me vëmendje. Unë jap statusin tim, duhet të jesh në atë nivel që të përgjigjem. Ata flasin për të nxjerrë, për të evidentuar veten. Nuk më intereson fare”, u përgjigj Spartak Ngjela, i cili shtoi se ata që e vlerësojnë i shkruajnë me mesazhe.
Diskutime rreth kësaj post