Mjeku i njohur Tritan Kalo komentoi rihapjen e lëvizjeve në zonat e kuqe. Ai tha se mbyllja brenda zonave është e mirë që të vijojë për ca kohë, sepse akoma kemi një numër të madh personash aktivë në Tiranë, Krujë dhe në Shkodër.
“Unë e kam thënë, se mundësia është se ajo që nuk është bërë ligjore është bërë faktike nga popullata.
Deri sa një gjë e tillë është bërë fakt i kryer dhe kjo është e mirë që të pranohet, por mbyllja brenda zonave është e mirë që të vijojë për ca kohë, sepse akoma kemi një numër të madh personash aktivë në Tiranë, Krujë dhe në Shkodër”, tha Kalo për Euro News.
Diskutime rreth kësaj post