Vijojnë ende të jenë aktive vatrat e zjarrit në masivin pyjor të Zonës së Mbrojtur në Pishporo, ku aktualisht në terren janë aktive rreth 30 vatra zjarri për neutralizimin e të cilave janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura, forca të ADZM-së, 50 forca mbështetëse të bashkisë dhe dy buldozerë të cilët po hapin rrugët në pyllin e dendur, që të mundësojnë ndërhyrjen e forcave operacionale.
Sipas prefektit Lefter Shehaj, vatrat vijojnë të jenë aktive, me intensitet më të ulët gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që po raiktvizohen herë pas here, të favorizuara edhe nga era e fortë duke u përhapur në zona të ndryshme sipas drejtimit të erës.
Po sipas prefektit Shehaj, falë angazhimit të strukturave operacionale është siguruar mbrojtja e banesave, njësive ekonomike, parcelave me pemëtore e ullishte në kufi të zonës pyjorë.
Shehaj zjarrin masiv të 5 ditëve e ka kosnideruar katastrofë mjedisore, jo vetëm për shkak të sipërfaqes së konsiderueshme të përshkruar nga vatrat e zjarrit, por edhe për ndotjen e ambientit në të gjithë zonën e mbuluar nga tymi prej 5 ditësh.
Diskutime rreth kësaj post