Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka reaguar në lidhje me situatën në disa qarqe për shkak të zjarreve. Peleshi thekson se të gjitha vatrat serioze të zjarreve janë neutralizuar. Sipas tij, sfidë ngelet Karaburuni.
Deklarata e Peleshit:
“Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura.
Falenderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë!”, shkruan Peleshi.
Diskutime rreth kësaj post