Qeveria u ka bërë të ditur sot bashkive që të mos kërkojnë helikopterë për të shuar zjarret. Shumë prej bashkive që drejtohen të gjitha nga socialistët e Edi Ramës, jo vetëm nuk reagojnë në kohë, por sipas Niko Peleshit duket ta kenë kuptuar së prapthi përgjegjësinë direkte për ruajtjen e territorit.
Në linjën e ministrit, Edi Rama tha se menaxhimi i situatës së zjarreve prej të cilave rrezikohet çdo bashki, nuk është çështje helikopteri.
Deri tani, për zjarret janë angazhuar rreth 7 mijë forca.
Një vendim qeverie për 5 vullnetarë në çdo fshat është gati, por teksa ju jepet kjo mundësi, së bashku me buxhetin përkatës, bashkive ju vihet në dukje një dobësi tjetër.
Rama nënvizoi si zgjidhje mekanizmin e BE-së për mbrojtjen civile, dhe për të disatën herë në takim tregoi se nuk i kanë pëlqyer reagimet publike për menaxhimin e emergjencave.
Porosia e fundit, si e para: Bashkitë para, qeveria mbrapa në betejën me zjarret.
Diskutime rreth kësaj post