Presidenti amerikan Joe Biden shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore në Hawaii, ku të paktën 53 persona humbën jetën nga zjarret e fuqishme dhe shkatërruan një qytet në ishullin Maui.
Kjo shpallje mundëson ndihmë të konsiderueshme federale për Hawaiin, i cili është një nga shtetet e Shteteve të Bashkuara.
“Veprimi i Presidentit vë në dispozicion fondet federale për njerëzit e prekur në qarkun Maui”, tha Shtëpia e Bardhë.
Ndihma do të lejojë financimin për ndihmën emergjente dhe rindërtimin e ishullit ku qyteti turistik i Lahaina, ish-kryeqyteti i Mbretërisë së Havait, praktikisht u rrafshua me tokë.
Një zjarr që përfshiu vendpushimin piktoresk të Laheina në ishullin Hawaii, të Maui ka vrarë të paktën 53 njerëz.
Të paktën tre zjarre të mëdha shpërthyen njëkohësisht në Maui të martën mbrëma, duke shkatërruar pjesën perëndimore të ishullit dhe qytetin historik të Lahaina, ku të paktën 271 ndërtesa u shkatërruan ose u dëmtuan. Janë dhjetëra persona që kanë pësuar djegie, asfiksi dhe lëndime të tjera. Operacioni i kërkim-shpëtimit mbetet në vazhdim dhe mijëra njerëz janë larguar me nxitim nga ishulli.
Diskutime rreth kësaj post