Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në ish-fabrikën e qelqit në Kavajë. Nga zjarri rrezikohen disa shtëpi, të cilat janë shumë afër zjarrit.
Ndërsa, në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie dhe zjarrfikëse, që po shuajnë flakët.
Zjarri ka rrezik që të përhapet më shumë pasi favorizohet nga era e fortë.
Ndërkohë, policia vijon hetimet për kapjen dhe identifikimin e autorit të zjarrvënies. Në ndihmë të zjarrfikëses së Kavajës pritet të shkojë dhe zjarrfikësja nga Rrogozhina.
Diskutime rreth kësaj post