Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në lagjen “Ndoc Mazi” të Shkodrës në një treg me rroba të përdorura sot në orën 18:55. Nga flakët janë krijuar shtëllunga gjigante tymi që kanë mbuluar qytetin verior.
Zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. Shërbimet e Policisë po bëjnë evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikohen nga zjarri. Zjarrfikësit po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake nuk raportohet për të lënduar, ndërsa detaje të tjera priten në vazhdim. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.
Diskutime rreth kësaj post