Një zjarr masiv ka përfshirë sot zonën bregdetare të Shëngjinit. Flakët janë fare pranë banesave, duke shkaktuar panik te banorët për shkak edhe të prezencës së madhe të tymit.
Gjithashtu i rrezikuar është edhe një resort turistik. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por paraprakisht thuhet se kanë marrë shkurret e më pas era ka përhapur flakët.
Prej dy ditësh në Lezhë ka pasur më shumë se 10 vatra zjarri, shumica të qëllimshme.
Video:
Diskutime rreth kësaj post