Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën e Dhërmiut. Flakët kanë rënë në një biznes dhe më pas janë zgjeruar, duke marrë flakë edhe pylli pranë. Mësohet se është përfshirë nga zjarri një pjesë e madhe pylli.
Si pasojë e flakëve rrezikohet një biznes e dy banesa, ndërsa zgjerimi i tij mund të rrezikojë dhe Llogaranë.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia. Por po kërkohet ndihmë edhe nga rrethet e tjera. Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
Diskutime rreth kësaj post