Qeveria turke akuzoi të martën ushtrinë greke për ngacmimin e një anijeje kërkimore turke në Detin Egje dhe se u duhej t’i përgjigjej kërcënimit.
Anatolia raporton se katër avionë luftarakë grekë F-16 fluturuan mbi anijen “TCG Cesme” në jug të ishullit grek të Lemnos dhe një prej avionëve lëshoi një raketë sinjali 3.7 kilometra larg anijes.
Raporti i agjencisë turke shton se ushtria turke u hakmor, por nuk shpjegoi në çfarë mënyre, as kur ndodhi incidenti.
“Ishte një akt ngacmimi, të cilin fqinjët tanë grekë shpesh e bëjnë. Ne iu përgjigjëm atyre në një mënyrë adekuate, në përputhje me rregullat”, tha ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar.
Asnjë koment nuk është marrë nga Greqia deri më tani.
Turqia dërgoi “TCG Cesme” në ujërat ndërkombëtare në Egje për të qëndruar atje deri në 2 mars, për të bërë kërkime hidrografike dhe Greqia e quajti aktin një provokim.
Diskutime rreth kësaj post