Liderët e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut mbajtën më 10 nëntor një takim online si pjesë e iniciativës për Ballkanin e Hapur për të përcaktuar “pikat problematike” që pengojnë një tregti më të lirë mes tre shteteve, ka njoftuar zëvendëskryeministri maqedonas Nikola Dimitrov.
Dimitrov, i cili është përgjegjës për çështjet evropiane në vendin e tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri shqiptar Edi Rama ishin fokusuar në mënyrat praktike për tejkalimin e “pikave problematike” në eksport, import dhe tranzit të mallrave, si dhe në hapat që duhet të bëhet para takimit të tyre të ardhshëm të planifikuar për në dhjetor në Tiranë, thuhet në një deklaratë për shtyp të 9 nëntorit të Sekretariatit të Maqedonisë për Çështje Europiane.
Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të dhomave të tregtisë të tre vendeve dhe ministrive të financave, ekonomisë dhe bujqësisë, thuhet në njoftim. Dimitrov, i cili gjithashtu përfaqësoi vendin e tij në tubimin e iniciativës në Beograd javën e kaluar, tha gjithashtu se “përveç vullnetit të fortë, ekzistojnë edhe mekanizmat e vendosur që duhet të bëhen funksionale për të arritur rezultate konkrete”.
“Sfida jonë në periudhën e ardhshme është se si t’i tejkalojmë pengesat për zbatimin e masave dhe aktiviteteve të dakorduara, gjë që me përpjekje të përbashkëta është absolutisht e mundur”, tha Dimitrov.
Diskutime rreth kësaj post