Siç ishte parashikuar ditën e sotme do të mbahet Konferenca e Donatorëve në Bruksel e organizuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, që la mijëra të pastrehë dhe 51 viktima.
Programin për këtë konferencën e zbuloi zëdhënësja e KE-së.
‘Presidentja e Komisionit Europian do të hapë konferencën së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në 14:30. Komisioneri për Zgjerimin Olivér Várhelyi do të hapë dhe mbyllë sesionin e angazhimeve të donatorëve në këtë konferencë, ndërkohë që komisioneri Janez Lenari do të bëjë vlerësimin e nevojave lidhur me dëmet e tërmetit. Në përfundim të konferencës së donatorëve, presidentja Von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama do të mbajnë një konferencë për shtyp’, – u shpreh zëdhënësja.
Më herët është publikuar raporti ku tregon se fatura e dëmeve nga tërmeti i 26 nëntorit është 985 milionë euro. Nga ana tjetër rindërtimi kërkon edhe rreth 90 milionë euro më shumë, që shkon në total rreth 1.08 miliard euro.
Kujtojmë se vetë Komisioni Europian ka dhuruar një fond prej 15 milionë Eurosh ndërsa vende të tjera kanë shprehur gatishmërinë për t’u bërë pjesë e konferencës dhe për të dhënë kontributin e tyre nga ana monetare.
Diskutime rreth kësaj post