Sot do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarin e Partisë Demokratike, organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, ku Ibsen Elezi, do të jetë kokë më kokë me liderin historik Sali Berisha.
Pra dy kandidatët në garë janë; ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kreu i Partisë Demokratike në Kukës Ibsen Elezi.
Procesi i votimit pritet të nisë nga ora 08:00 deri në orën 18:00 të pasdites së sotme.
Në të gjithë vendin janë 108 qendra votimi, ku demokratët do të drejtohen për të shprehur vullnetin e tyre me votë.
Diskutime rreth kësaj post