Demokrati Ibsen Elezi ka folur për zhvillimet e fundit politike në PD duke thënë se baza e antërasisë është entuziaste dhe po e nxjerr partinë nga gjendja e gjumit.
Elezi u shpreh në emisionin “Me Xhaxhiun” po ashtu se brenda PD ka individë të cilët nuk kanë një background të mirëfilltë politik dhe nuk kanë asnjë lidhje me të djathtën.
Ai përmendi edhe disa rregulla bazë të demokracisë që sipas tij nuk janë zbatuar dhe si pasojë kanë ardhur konflikte brenda vetë partisë, si përshembull mohimi i të drejtës për të kandiduar si deputet apo zgjedhjet transparente.
Elezi i quajti këto rregulla si elementë të domosdoshëm për formatimin e Partisë Demokratike.
“Unë besoj në bazën e anëtarësisë është shume entuziastë sepse po e nxjerr PD nga gjendja në të cilën ka qenë
nga gjendja e gjumit. Nuk besoj se ka ndarje te demokratët në Kukës, shumica janë të pozicionuar në pjesën për ndryshim”-tha ai.
A është sot e djathta e dobësuar, e mbushur me individë të cilët nuk kanë asnjë lidhje me të?
“Patjetër pasi ky fenomen ka ndodhur edhe në kohën e doktorit. Po të shohësh gjatë gjithë kësaj kohe këto figura liderësh janë të maskuara dhe nuk kanë një background të mirëfilltë politik.
Transformimi i partisë pas 2013 , nga Berisha ka qenë domosdoshëmri sepse nuk do ishim dot bindës për opinionin publik dhe nuk do fitonim dot zgjedhjet. Fryma konservatore e PD ka qene po ashtu domosdoshmëri, kam qenë ndër të vetmit që nuk e kam mendu kurrë që do kishte një transformim të tillë.
Koha e Berishës me atë të Bashës janë 2 panorama krejtësisht të ndryshme. Diskutohet për formatimin e të djathtës, unë vij nga fusha e programimit dhe është e rëndësishme për mua të konkretizohet ajo që thuhet. PD ka nevojë për disa rregulla funksionimi që janë bazikë për demokracinë.
Mohimi i të drejtës për të konkurruar dhe për të kandiduar si deputet, duhen edhe zgjedhje transparente brenda partisë, demokracia buron nga vota. Nëse nuk zbatohen këto atëherë sistemi nuk është demokratik, modelet që ju janë ofruar shqiptarëve, janë anti-demokratikë.
Kur garantohen këto rregulla bazikë, nuk ka konflikte, një gjë e tillë nuk po ndodh në PD. Nuk ka një mjedis ku garantohen këto pikëpamje ku të ndodhë reformatimi.“-u shpreh Elezi.
Diskutime rreth kësaj post