Gazetari Robert Papa, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka diskutuar mbi zhvillimet brenda Partisë Demokratike ku referuar referendumit dhe Kuvendit të PD ai tha se për këtë vendos Gjykata.
Teksa e ka cilësuar të turpshme atë që po ndodh, Papa tha se pas një kuvendi me pjesëmarrje masive nga Berisha, grupi rithemelues kishte të drejtë të merrte selinë, ndërsa u shpreh se mendon se do ketë dy parti një të madhe me Berishën dhe një të vogël me Bashën.
Deklarata e Papës:
“Po shohim një luftë bravash ditët e fundit në Partinë Demokratike, por kush mendoni se ka çelësin e zgjidhjes së krizës në këtë situatë? A duhet të presin palët vendimin e gjykatës për statutin?
Problemi është se kjo që po ndodh është e turpshme. Natyrisht pas një kuvendi me pjesëmarrje masive ky grup rithemelues kishte të drejtë të merrte selinë. Nga ana tjetër ai grup tjetër mendon se selia i takon. Pse duhet të kemi seli kaq madhështore për parti të vogla. Gjykata do vendos në këtë përplasje por çdo anëtar i PD e di që shumicën e anëtarëve e ka Berisha. Basha i ka shpëtuar drejtësisë në procedurë disa herë. Mendimi im është se do kemi dy parti një parti të madhe me Berishën dhe një të vogël me Bashën.”-shprehet Papa.
Diskutime rreth kësaj post