Partia Demokratike ka publikuar ditën e djeshme listën fituese të 300 anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar. Bëhet me dije se një tjetër hap që do të hedhë PD, është plotësimi i strukturave drejtuese. Këshilli Kombëtar është organi që përmes votës do të përcaktojë funksionarët e lartë të partisë dhe gjithashtu kryesinë.
Mësohet se ku do të jetë një proces që do të mbyllet brenda muajit korrik. Në ditët e ardhshme do të ketë një mbledhje të Këshillit Kombëtar që do të votojë edhe sekretarët e rinj.
Më pas analiza e humbjes do të shtrihet në degët lokale të partisë, ku pritet që edhe në këto degë do të ketë ristrukturime. Kështu i vetmi zhvillim i rëndësishëm në selinë blu është mbyllja e procesit të zgjedhjes së organeve vendimarrëse.
Diskutime rreth kësaj post