Dosja voluminoze me 1800 faqe e ardhur nga autoritetet italiane për Moisi Habilajn, të akuzuar si kreun e bandës së trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Itali, është përkthyer e gjitha nga Ministria e Drejtësisë.
Ministrja Etilda Gjonaj tha se tashmë e gjithë dosja është në shqip, dhe do t’i dorëzohet sot Prokurorisë.
“Sot jemi në ditën ndërkombëtare të fëmijëve dhe nuk dua të ngatërrohemi me dosje. Ne kemi kryer të gjitha procedurat sipas ligjit, ka dhe një dosje voluminoze, besoj sot do t’ia transmetojmë Prokurorisë. Dosja na ka ardhur para gati dhjetë ditësh. Ka përfunduar përkthimi dhe do ta dorëzojmë sot”, tha Gjonaj.
Hetimet janë duke u bërë edhe në Shqipëri, për grupin e Moisi Habilajt, ku vetëm pak kohë më parë u arrestua një prej bashkëpunëtorëve të tij, Nazer Seiti. Në Babicë të Vlorës, policia zbuloi edhe bazën ku grupi i trafikantëve strehonte lëndën narkotike.
Nazer Seiti konsiderohet nga italianët si financieri i grupit të trafikut.
Diskutime rreth kësaj post