Janë numëruar mbi 99% të votave në Kosovë, ku nga 2 mijë e 477 vendvotime janë numëruar 2 mijë e 472 prej tyre. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në 17 komuna është arritur fitorja, ndërsa 21 të tjera janë në balotazh dhe do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Pjesmarrja në zgjedhje ka qenë 42.50%.
Zhgënjyes ka qenë rezultati i Vetëvendosjes së Albin Kurtit në këto zgjedhje. Sa i përket komunës së Prishtinës e cila ka shkuar në balotazh, kryeson Arben Vitia i Lëvizjes Vetëvendosje prin me 42.26%, i cili ndiqet nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 29.34%,
Sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri në mesnatë, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës katër, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës dy, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.
Fitore në raundin e parë janë shënuar në: Deçan (AAK), Mitrovica e Jugut (PDK), Leposaviq (Lista Serbe), Lipjan (LDK), Novobërda (Lista Serbe), Peja (LDK), Shtërpca (Lista Serbe), Suhareka (AAK), Ferizaji (PDK), Zubin Potoku (Lista Serbe), Zveçani (Lista Serbe), Hani i Elezit (PDK), Graçanica (Lista Serbe), Ranillugu (Lista Serbe), Parteshi (Lista Serbe), dhe Mitrovica e Veriut (Lista Serbe), Skenderaj (PDK).
Ndërkaq, në balotazh do të jenë: Gjakova (AAK-LVV), Gjilani (LVV-LDK), Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (PSD-LVV), Podujeva (LVV-LDK), Prishtina (LVV-LDK), Prizreni (LVV-PDK), Vitija (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK) dhe Mamusha (KDTP-KATP), Gllogovc (PDK-DD), Kllokot (Lista Serbe-GI SNS), Istog (LDK-AAK), Shtime (PDK-LVV), Rahovec (AAK-LVV), Fushë Kosova (LDK-LVV), Obiliqi (IQO-LVV) dhe Kaçanik (PDK-LVV).
Diskutime rreth kësaj post