Analisti Artur Zheji ka komentuar situatën politike në vend. Ai shprehet se e sheh si një konspiracion real aleancën Berisha-Rama, duke ironizuar madje se Berisha do të vërë drejtësi si të jetë baba i kullës.
Deklarata e Zhejit:
“Kam qenë në një periudhë jashtë komenteve dhe analizave televizive. Kam ndjekur me shumë simpati e vlerësim zotin Lubonja pavarësisht se nuk kam dakordësuar në distancë, tani do kemi mundësinë t’i themi gjërat ballë për ballë. Opozitarizmi është në pikën e tij më të dobët, më të rëndë. Programimi që Rama i bën për dhe 8 vjet të tjera në pushtet, madje kolegët tanë i thonë pse nuk bëhesh mbret, po imponohet një realitet që në duhet të mësohemi me një monark të përhershëm, duhet të mësohemi me këtë normalitetin. Në Shqipëri ne që e kemi jetuar mirë në moshë të pjekur stilinizmin, komunizmin njerëzit mësoheshin nga pleniumi në plenium.
Sot nuk kemi pyetje, sepse mundësitë për t’i kthyer përgjigje janë gjithmonë e më të vogla. Duket sikur do ishte fundi, një konspiracion real aleanca mes Berishës dhe Ramës sepse në fakt këta e mbajnë veten më mirë, kundrejt një bilanci ndërkombëtarësh.
E kam ndjekur zotin Lubonja, për tezën aleancë Rama-Basha, si ka mundësi që të ripretendohet që personi i përzgjedhur nga Berisha, që u katapultua në PD, tani ky doli armiku dhe ky do vërë drejtësi si me qenë baba i kullës, do e heqë këtë, do e sakrifikojë në altarin e tradhtisë, se është besëthyer dhe thirrja e disa kodeve zakonore, jemi në logjikën e absurdes”, deklaroi Zheji.
Diskutime rreth kësaj post