Analisti Artur Zheji ka folur për garën që do të zhvillohet me 13 qershor në Partinë Demokratike për zgjedhjen e kreut të ri. Zheji është shprehur se nuk shikon një garë politike, por një garë për të fituar bastionin e fundit të opozitës.
Sipas tij opozita doli e fituar nga zgjedhjet e 25 prillit pasi nuk ishte asgjë tjetër veçse një OJQ me logo pa asnjë post, ndërsa sipas tij kundërshtarët e Bashës do të sjellin përçarjen e demokratëve.
Deklarata e Zhejit:
“Në partinë Demokratike unë nuk shikoj një garë politike por garë për të marrë bastionin e fundit që është opozita. Që të merret opozita duhet që të çahet, në këto zgjedhje PD i fitoi zgjedhjet ishte një OJQ logo dhe besnikëria e elektoratit i dha besimin dhe i dhanë 59 deputete, ajo që humbi ishte aleatja LSI-ja. Kjo është një gjë që e ka shqetësuar Ramën, ky është një rezultat që ka treguar zhgënjimin që kanë shqiptarët, për të do të ishte më komode nëse do të mundej që në këtë garë PD-ja të ishte e ndarë.
Pengesa kryesore këtu është Basha i kontenstuar me ose pa të drejtë dhe mendoj dhe nuk e prisja nga Nishani apo të tjerët se rrëzimi apo dëmtimi i Bashës është krisja apo copëtimi i PD-së, ndaj e shikoj shumë unike këtë gjë. Dalja e Shehajt me call center e tij më shqetëson pasi ai është prirje e Bashës dhe ai del pa pritur dhe pa kuptuar dhe kandidon dhe krijon polin anti Berisha”, është shprehu Zheji.
Diskutime rreth kësaj post