Besnik Muça, 54 vjeçari me profesion avokat, prej datës 2 nëntor rezulton i zhdukur. Sikundër raportohet 54 vjeçari, që punonte si avokat i pavarur në Tiranë, jetonte mes kryeqytetit shqiptar dhe Maceretas (Itali) drejt së cilës udhëtonte të paktën dy herë në muaj për t’u bashkuar me famijen e tij.
Por prej datës 2 nëntor të afërmit dhe familjarët e 54 vjeçarit nuk kanë asnjë të dhënë për të.
Nga të dhënat rezulton se ai ka kryer dy proçedurat në portin e Durrësit, atë nga sistemi TIMS dhe chek in, që do të thotë se ka dalë jashtë territorit shqiptar dhe është imbarkuar në tragetin e linjës, që do të udhëtonte drejt vendit fqinj. Sipas të dhënave policore, referuar regjistrimeve në sistemin TIMS dhe check in, avokati do të nisej me tragetin e linjës Durrës-Bari drejt Italisë, ndërsa zhdukja e tij është misterioze.
Nëse avokati ka hipur në target atëherë zhdukja e tij ka ndodhur pikërisht në mjetin lundrues. Dyshimet ngrihen pikërisht nga fakti i imbarkimit të tij në traget. Burime policore bëjnë të ditur se roja bregdetare që patrullon përgjatë bregdetit është urdhëruar të nisë kontrollet. Kjo për faktin se një nga pistat ku po hetohet është ajo që 54 vjeçari mund të ketë rënë në det, ndonëse ky është thjesht një dyshim.
Burimet shprehen se pas denoncimit të kryer në Itali dhe Shqipëri nga të afërmit e avokatit, policia ka nisur verifikimet nëse 54 vjeçari ka pasur apo jo mosmarrëveshje apo konflikte, ndërkohë që ngjarja mbetet ende e mbuluar me mister.
Ndërkohë që hetimi do të përfshijë edhe kontrollin e kamerave të sigurisë për të parë regjistrimet përgjatë datës 2 nëntor, ditës kur rezulton që avokati të ketë udhëtuar drejt Italisë.
Diskutime rreth kësaj post