Sulmuesi argjentinas Emiliano Sala dyshohet se ka humbur jetën, teksa avioni ku ai udhëtonte është rrëzuar në det.
Ai po udhëtonte nga Franca drejt Kardifit, për të firmosur me skuadrën e Premier Ligës, ndërkohë që avioni është zhdukur pa lënë gjurmë.
Mediat britanike raportojnë se nuk ka ende asnjë informacion se çfarë ka ndodhur, ndërkohë që paniku sa vjen dhe shtohet. Në Francë e bëjnë të sigurt që Sala ka qenë në avion. Policia, por edhe ish-klubi i tij Nantes, e konfirmojnë diçka të tillë.
Ndërkohë në një prononcim për “Radio Continental”, babai i sulmuesit, i tronditur nga zhdukja e aeroplanit, u shpreh: Unë nuk di asgjë, unë jam në Argjentinë. Fola të dielën me Emilianon”.
I shqetësuar duket dhe presidenti i klubit të Kardifit, Mehmet Dalman:
“Jemi shumë të shqetësuar për Emiliano Salën. Presim konfirmimin se çfarë ka ndodhur”, deklaroi ai. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post