Një 17-vjeçare shqiptare është shpallur e zhdukur nga policia në Irlandë. Adoleshentja është zhdukur në qytetin Kildare prej të mërkurës.
Familjarët bënë denoncim në polici pasi vajza nuk ishte kthyer në banesë.
Sipas policisë vendase e cila ka marrë në pyetje shoqërinë e vajzës, ajo është parë për herë të fundit në orën 14:45, në datën 11 Prill, në Newbridge.
Policia vendase ka kërkuar ndihmën e qytetarëve ndërsa ka shpërndarë fotot e saj.
Në përshkrimin e policisë, Olta Dodaj është rreth 165 cm e gjatë, me flokë dhe sy ngjyrë kafë. Në momentin kur ajo ka humbur kontaktet ka qënë e veshur me xhaketë rozë, xhinse të zeza dhe atlete gri
Diskutime rreth kësaj post