Ky ulëse avioni, që besohen se janë nga avioni i zhdukur që mbate futbollistin Emiliano Sala, janë gjetur në një plazh të Francës.
Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore, e dha këtë deklaratë, ku mendohej se ulëset janë të avionit “Piper Malibu”.
Sulmuesi Sala, dhe piloti Dejv Ibotson, janë të zhdukur prej ditësh, dhe me shumë mundësi të vdekur.
“Mëngjesin e të hënës, më 28 janar, morëm njoftimin nga autoriteti i sigurisë në Francë, se pjesë të një ulëse ishin gjetur në një plazh pranë Suranvil. Një tjetër ulëse u gjet më vonë po atë ditë. Nga ekzaminimet e para, kemi arritur në përfundimin se me shumë mundësi, janë ato të avionit të zhdukur. Tashmë kemi identifikuar një zonë prioritare nën ujë, për të kërkuar”, u shpreh një zyrtar i Degës së Hetimeve të Aksidenteve Ajrore Franceze. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post