Një gjimnaziste nga qyteti i Librazhdit është zhdukur në rrethana misterioze dhe familja e saj nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen.
Shtetasja B. Mana me banim në fshatin Librazhd Katund në Librazhd, nxënëse e shkollës së mesme “Ibrahim Muça”, ka humbur kontaktet me familjen që të premten e kaluar, raporton infoelbasani.al .
E shqetësuar për fatin e vajzës, nëna e saj, N. Mana, ka depozituar një kallëzim penal në polici. Por me gjithë kërkimet e familjes dhe policisë nuk ka asnjë informacion për fatin e vajzës.
Familjarët janë të frikësuar dhe mendojnë më të keqen. Ata kanë shpresë tek uniformat blu të cilat kanë nisur kërkimet dhe kanë shpërndarë edhe foton e vajzës.
Burime familjare shprehen se vajza nuk ka shprehur asnjë shqetësim dhe nuk ka lënë asnjë informacion para se të zhdukej. Edhe shoqet dhe shokët e saj nuk e kanë parë që nga e premtja.
Diskutime rreth kësaj post