Botërori 2022 është më pak se dy javë larg teksa në eventin më të rëndësishëm futbollistik, yjet do të luftojnë për lavdinë personale dhe atë kombëtares. Futbollistët më të njohur, por edhe talente të së tashmes dhe të ardhmes, do të jenë në qendër të vëmendjes në Katar.
Por, cilët janë lojtarët më të vlerësuar në aspektin financiar?
Sipas sajtit të specializuar “Transfermarkt”, vendin e parë e mban Kilian Mbape, sulmuesi i PSG dhe kombëtares së Francës. Sulmuesi përllogaritet të ketë një vlerë prej 160 milionë euro, ndërsa pas tij renditet braziliani i Real Madrid, Vinicius Xhunior. Ky i fundit është rritur ndjeshëm në sezonet e fundit dhe sipas Transfermakt, kartoni i tij kushton jo më pak se 120 milionë euro.
Ndërkohë, pas Vinicius Junior, janë plot katër futbollistë që vlerësohen me 90 milionë euro. Pedri i Spanjës dhe treshja e Anglisë, Xhude Bellingam, Herri Kejn dhe Fill Foden. Kartoni i Dushan Vlahoviç të Serbisë dhe Bruno Fernandes të Portugalisë vlen 85 milionë euro, ndërsa pas tyre në radhë vijnë me një vlerë prej 80 milionë euro, De Bryjne i Belgjikës, Xhamal Musiala i Gjermanisë dhe Aurelien Tkouameni i Francës.
Kështu, kompletohet lista me 11 futbollistët më të shtrenjtë që do të marrin pjesë në Kupën e Botës në Katar. Bie në sy që Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo, por edhe Nejmar, kanë humbur vlerën e tyre e dikurshme, sigurisht në aspektin financiar.
Diskutime rreth kësaj post