Bardhekuqtë e Atletico Madridit pa zhurmë kanë eliminuar kampionët e Anglisë, Leicester City, dhe janë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Për ta është gjysmëfinalja e tretë në 4 vitet e fundit.
Real Madrid, dihet, është makthi i Atleticos, që në 3 nga 4 edicionet e fundit është ndalur pikërisht në derbi, dy herë duke u mundur në finale, ndaj edhe këtë vit synimi është hakmarrja. Heroi i madrilenëve është strategu Diego Simeone, ai që në vetëm 4 vite ka bërë atë që Atletiko e kishte arritur në 60 vitet e mëparshme, me 3 gjysmëfinale.
Në dy gjysmëfinalet e luajtura deri tani, Simeone ka dalë fitues, tani të gjithë ata që e ndjekin Ligën e Kampioneve si asnjanës, me siguri bëjnë tifozllëk që Atletico më në fund të ngrejë lart trofeun. Të premten, në short, mund të ndodhë sërish që të përplasen dy ekipet madrilene. Pra, një tjetër derbi në Champions.
Diskutime rreth kësaj post